Rezart Memedi dhe Lejson Zeqiri marrin ftesa nga Maqedonia në basketboll

Dy basketbollistët shqiptar, Rezart Memedi dhe Lejson Zeqiri kanë marrë ftesa nga seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në basketboll, Aleksandar Jonçevski për ndeshjet eliminatore të muajit shkurt për Eurobasket 2025. Të dy basketbollistët shqiptar janë pjesë e basketbollit kosovar, me Memedin që luan për skuadrën e Yllit dhe Zeqiri që mbron ngjyrat e Bashkimit. Dy të rinjët janë përfshirë në mesin e 24 basketbollistëve të ftuar për këto ndeshje. Maqedonia fillimisht me 23 shkurt do të përballet më Shkup me Estoninë, përderisa tre ditë më vonë do të zhvillojnë transfertën me Poloninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close