Renova ka sjell në radhët e veta ish-sulmuesin e Shkëndijës, Shefit Shefiti.

Talenti 22 vjeçar ka firmosur me xhepçistasit deri në fund të sezonit, ndërsa te Renova vjen si zëvendësues i të lënduarit Armend Aliut.
Shefit Shefiti është një emër i njohur për futbollin vendor, i cili që në moshë të re kishte debutuar me fanellën e Shkëndijës, ndërsa falë performancave të tij të shkëlqyeshme, ai numëron edhe 6 ndeshje me Kombëtaren U21 të Shqipërisë, me të cilët ka shënuar edhe dy gola.
22-vjeçari në elitën e futbollit vendor numëron gjithsej 51 ndeshje dhe 8 gola të shënuar, ndërsa gjithashtu me Shkëndijën kishte luajtur edhe 8 ndeshje në Europë (5 eliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe 3 eliminatore të Liga Europa).

