Reduktimi i pagave te Chelsea – kjo është lista e lojtarëve më të paguar me shifrat e reja

‘Blutë’ e Londrës janë në negociata me lojtarët dhe stafin e skuadrës, për të arritur një pajtueshmëri për reduktim në paga.

Lojtarët e Chelsea pritet të kenë një reduktim në paga prej 10%, gjatë kohës së pandemisë, dhe synohet që me këto reduktimë të kursehen 10 milionë funte.

Kështu, me reduktimin e pagave, lista e pagave duket krejtësisht ndryshe. Kepa Arrizabalaga, si lojtari që fiton më së shumti bashkë me Kante, do të fitojnë nga 135 mijë funte, kurse normalisht fitojnë nga 150 mijë funte.

Pulisic do të fitojë 130 mijë funte për javë, nga 145 mijë sa fiton normalisht. Këto diferenca mund të mos jenë shumë të mëdha për lojtarët, por për skuadrën do të jetë një ndihmë e madhe.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e plotë të pagave të lojtarëve të Chelsea.

Për reduktim në pagë është pajtuar edhe trajneri i Chelsea, Frank Lampard. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close