Reali shfrytëzon kaosin nga COVID-19 dhe në verë transferon Dzekon!

Shumë klube, tashmë janë duke bërë plane për sezonin e ri, duke shpalosur dëshirat dhe lojtarët që duan t’i transferojnë.

Diçka që njëjtë po bën edhe Real Madrid, që po synon të sjellë një sulmues, dhe sipas italianes Corriere dello Sport, atë e kanë gjetur te Roma.

Gazeta italiane shkruan se Real Madrid dëshiron transferimin e 34 vjeçarit, Edin Dzeko, dhe pret të ketë sukses në bisedime, pasi koronavirus ka goditur edhe financat e Romës.

Reprezentuesi i Bosnjës edhe pse nuk është më i ri, instinktin ‘vrasës’ para portës e ka ende, dhe këtë sezon ka regjistruar 15 gola dhe nëntë asistime në të gjitha garat me Romën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close