Ndeshja e zhvilluar në ‘Ennio Taradini’ të Parmës, përfundoi 1:1, edhe pse Kosova ishte më e mirë gjatë gjithës.

‘Dardanët’ patën posedimin e topit në pjesën më të madhe të lojës, duke tentuar të gjejnë golin, por nuk arritën të thyejnë mbrojtjen e ngjeshur të Moldavisë.
Bernard Berisha, i ftuar në këtë ndeshje, por që nuk u paraqit, ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
“Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi i Zotit”, ka shkruar Berisha.
Ndeshja e radhës e Kosovës është ajo e 7 shtatorit, kundër Greqisë./Lajmi.net/

