‘Zikaltrit’ duan të përforcojnë sulmin, përkundër formës së lartë të Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, Inter janë pas Oliver Jurgens, kartonin e të cilit e ka Verona, transmeton lajmi.net.
Conte është impresionuar nga 17 vjeçari kur ky i fundit luante në huazim te Roma sezonin e kaluar.
Valencia dhe Leicester City janë dy skuadra të tjera që po interesohen për Jurgens.
Mbetet të shihet se cilat janë ofertat që do të nisin skuadrat drejt zyrave të Veronas. /Lajmi.net/

