
Tifozët ultras serbë kanë vazhduar me provokime duke shpalosur thirrje anti Kosovës në ngjarjet sportive.
Të enjten, grupi i tifozëve të klubit të basketbollit Partizani ka shpalosur banerin “Kosova është Serbi” në Berlin gjatë përballjes Alba Berlin – Partizani në Euroligë.



Adhurues shqiptarë të basketbollit kanë dërguar fotografi nga salla “Mercedes-Benz Arena”, që tregojnë banerin. Ndeshja është në kuadër të xhiros së 33-të të Euroligës.