Të enjten, do të ketë në mbledhje të re të Bordit Ekzekutiv të UEFA-s për të vendosur për datat specifike por edhe për të diskutuar për temat e ndjeshme të vendosjes për pjesëmarrjen e klubeve në garat e Evropës, nëse ndonjë ligë nuk arrin fundin.

UEFA fillimisht preferon që këto raste të zgjidhen brenda federatave kombëtare të secilit vend, por nëse nuk ka dakordim, atëherë UEFA do të kërkojë që në Evropë të mos dalin skuadrat në bazë të renditjes tabelare, por ato që kanë koeficient më të mirë në shtëpinë më të madhe evropiane të futbollit.
Ky propozim sigurisht që do të ishte i dobishëm për klubet e mëdha që shfaqen rregullisht në Evropë, dhe në kurriz të atyre që këtë sezon kanë gjetur veten jashtëzakonisht lartë në renditjen kombëtare.
Për shembull, në Spanjë, Barcelona, Real Madrid, Sevilla dhe Atletico Madrid do të shkonin në Ligën e Kampionëve, dhe jo Real Sociedad, që zë vendin e katërt.
Në Angli mbizotëron një kaos edhe më i madh, pasi një vend për në Ligën e Kampionëve në bazë të koeficientit të UEFA-s do t’i rezervohej edhe Arsenalit, që renditen në vendin e nëntë./Lajmi.net/

