Ceferin: Jemi të gatshëm të luajmë pa tifozë

Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që evenimentet sportive në Evropë të suspendohen, përfshirë këtu edhe futbollin.

Planet janë që sezoni të rifillojë dhe të përfundojë në fushat e blerta, dhe këtë e ka konfirmuar edhe një herë presidenti i UEFA, Ceferin, i cili ka bërë të ditur se do të vazhdohet pa tifozë nëse është nevoja.

“Prioriteti ynë është shëndeti i tifozëve, lojtarëve e trajnerëve. Jam optimist nga natyra. Mendoj se ka opsione që na lejojnë të fillojmë përsëri dhe të kompletojmë kampionatet”, ka thënë Ceferin për ‘Corriere della Sera’.

“Ndoshta duhet të fillojmë pa tifozë, por e rëndësishme është të luhen ndeshjet. Në këto kohë të vështira do t’iu sjell njerëzve lumturi dhe një sens të jetës normale, edhe nëse ndeshjet përcillen vetëm përmes TV”, ka shtuar presidenti i UEFA-së.

UEFA dhe ligat nacionale janë në pritje të konfirmimit nga autoritetet shtetërore, për rifillimin e sezonit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close