20 skuadrat e Premierligës kanë zhvilluar sot një takim virtual, i cili zgjati më shumë se tri orë e gjysmë, ku u diskutua për fatin e këtij sezoni.

Siç njofton Premierliga, skuadrat kanë shprehur përkushtimin e tyre për të kompletuar sezonin, por asnjë vendim final nuk është marrë.
Gjithashtu, do të jenë pikërisht skuadrat dhe lojtarët që do të thonë fjalën e fundit sa i përket rikthimit.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell komunikatën e plotë të Premierligës.
“Në një takim të aksionarëve të Premierligës sot, kluvet kanë diskutuar hapat e mundshëm drejt planit për rifillimin e sezonit 2019/20, kur të jetë e mundur dhe e përshtatshme për të bërë kështu”.
“U ritheksua që mendimet e të gjithëve janë me ata që preken drejtëpërdrejt nga pandemia COVID-19”.
“Për më tepër, prioritet i Premierligës është shëndeti dhe siguria e lojtarëve, trajnerit, menaxherëve, stafit të klubit, tifozëve dhe komunitetit më të gjerë”.
“Liga dhe klubet po konsiderojnë tentativat e para provuese dhe do të kthehen vetëm në stërvitje duke qenë në hapa me qeverinë dhe nën këshillat mjekësore të ekspertëve, pas konsultimit me lojtarët dhe menaxherët”.
“Liga mirëpriti krijimin e një trupi punues mjekësor për rikthimin e sportit elitar, i cili për herë të parë u takua këtë mëngjes”.
“Asnjë vendim nuk u mor në mbledhjen e sotme të aksionarëve dhe klubet shkëmbyen mendime mbi informacionin e dhënë në lidhje me ‘Projektin Rifillimi”.
“U ra dakord që PFA, LMA, lojtarët dhe menaxherët janë kyç në këtë proces dhe do të konsultohen edhe më tej”.
“Klubet rikonfirmuan përkushtimin për të përfunduar sezonin 2019/20, duke ruajtur integritetin e garës dhe mirëpriten mbështetjen e Qeverisë”.
Stërvitjet e skuadrave, sipas medieve britanike, pritet të rifillojnë më 18 maj. /Lajmi.net/
At a meeting of Shareholders, clubs discussed possible steps to resume the 2019/20 season
The League and clubs will only return to training and playing with Government guidance, under expert advice and after consultation with players and managers
More: https://t.co/GJr8UN1Kzb pic.twitter.com/b5TjUkKcxp
— Premier League (@premierleague) May 1, 2020

