Premierliga ka gati planin – ja si mbyllet sezoni

Përhapja me shpejtësi të madhe e virusit Covid19, ka bërë që kampionatet evropiane të futbollit të suspendohen përkohësisht, por nuk po caktohet akoma datë për rikthim në fushat e blerta.

Kështu, ka filluar të shihet si rrezik edhe anulimi total i sezoneve aktuale. Por, në Angli duket se kanë një plan.

FA dhe Premierliga duket se kanë arritur që të dakordohen mbi një plan se si do të mbyllet sezoni aktual.

Sezoni 2019/2020 mund të përfundohet me të gjitha ndeshjet që do të luhen pas dyerve të mbyllura, në një periudhë prej gjashtë javëve, duke filluar nga korriku, transmeton lajmi.net.

Një gjë e tillë mund të ndryshohet vetëm nëse në Britaninë e Madhë përkeqësohet gjendja edhe më shumë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close