Portieri i talentuar i hapur për rikthimin te Barcelona

Sipas L’Equipe, parisienët po përcjellin 24-vjeçarin, por një veprim i tillë mund të komplikohet nga prania e Kaylor Navas, Sergio Rico, i huazuar te Sevilla dhe Alphonse Areola, i huazuar te Real madrid.

Chelsea gjithashtu është lidhur me një veprim për Onana, me të ardhmen e portierit Kepa Arrizabalaga e cila gjithashtu është një temë spekulimesh, transmeton lajmi.net.

“Është e vështirë të thuhet sepse me Barcelonën, unë jam akoma në marrëdhënie shumë të mira me presidentin, trajnerët”, i tha Onana Canal + Afrique.

“Siç e thashë edhe më parë, Barça është shtëpia ime. Nëse duhet të kthehem, do të kthehem. Por sot ne jemi akoma larg prej saj. Unë jam portieri i Ajaxit dhe do të shohim se çfarë ndodh në fund të sezonit”.

“Unë kujdesem vetëm për futbollin, çfarë ndodh në stadium. Pjesa tjetër janë agjentët e mi që menaxhojnë”, shtoi ai. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close