Stefano Sorrentino ishte në portë për Chievon, kur udhëtuan në Torino për t’u takuar me Juventusin në janar të vitit 2019.

Sorrentino u bë portieri i vetëm që ka pritur një penallti të Ronaldos në Serie A, dhe më pas u injorua nga ky i fundit, pavarësisht se Juventus fitoi 3:0 në fund.
“Ne pranuam të shkëmbejmë fanellat, por pasi humbi penalltinë, ai u zemërua shumë”, ka deklaruar portieri 41 vjeçar, përcjell lajmi.net.
“Asnjëherë nuk i kishte ndodhur atij në Itali”.
“Në tunelin e zhveshtores u takuam, ai më dha një shtrëngim duarsh dhe më uroi, por ai pati një fytyrë jo të mirë dhe nuk më dha fanellën”./Lajmi.net/

