Portieri Burhan Mustafa largohet nga Shkëndija e Haraçinës

Burhan Mustafa ishte njëri ndër figurat kryesore të suksesit historik të Shkëndijës së Haraçinës këtë sezon.

Sipas informacioneve tona, megjithatë, kapiteni Mustafa do të largohet nga Shkëndija e Haraçinës, pasi nuk është arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës me klubin nga Haraçina.


Kujtojmë se Mustafa, një portier më përvojë shumëvjeçare në Ligën e Parë të futbollit vendor, por edhe atë rajonal, vendosi që të garojë në ligën e tretë me qëllimin e vetëm për t’i ndihmuar Shkëndijës së Haraçinës të ngjitet një rang më lartë.

Me përvojnë të cilën e posedon Mustafa, nuk ka dyshime se tani shumë klube do të hidhen për të siguruar shërbimet e tij, posacërishtë kur dihet rëndësinë që ka portieri për një ekip.


Ditë më parë, Shkëndija e Haraçinës ndërpreu bashkëpunimin edhe me trajnerin Erkan Murseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close