Plani i fundit i Premierligës për të vazhduar sezonin

Në Angli, sezoni i Premierligë është në një pozitë aspak të favorshme.

Nuk duhet se sezoni do të shpalle ti pavlefshëm, por ka ende shumë punë për të ardhur deri te momenti i vazhdimit të tij.

Fatmirësisht, duket se përgjegjësit kanë një plan për vazhdimin e tij.

Sipas ‘The Mirror’, klubet janë të gatshme të nxjerrin makineritë e testimit të COVID-19, për të rritur përgatitjet për rikthim, përcjell lajmi.net.

Teknologjia do të përdorët në baza ditore çdo ditë për të monitoruar shëndetin e lojtarëve, dhe shumë ekipe presin që të rikthehen në stërvitje muajin tjetër.

Disa klube madje u kanë thënë yjeve të tyre të përgatiten për një rikthim në mes të majit.

Përfaqësuesit e ligave janë takuar rregullisht me qeverinë për të diskutuar mbi rifillimin pasi të hiqet bllokimi kombëtar.

Vazhdimi i kampionatit do të luhet me dyer të mbyllura, por ndeshjet do të transmetohen të gjitha.

Takimi i radhës i Premierligës do të jetë më 17 prill, ku do të diskutohet për të gjitha opsionet e rikthimit të mundshëm të ligës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close