Përparimi Nigishtan e nis sezonin me fitore të thellë, Fejzuli realizon 2 gola 

Klubi i futbollit  Përparimi-Nigishtan, e cili garon në Ligën e Katërt në Maqedoninë e Veriut, e ka filluar fuqishëm këtë sezon, ku nga tre ndeshjet e para ka grumbulluar 9 pikë dhe mban vendin e parë.

Këtë të diel, Përparimi-Nigishtan ishte  mysafirë i K.F Lepenec-Bardovsi, ndërsa këta të parët kanë fituar bindshëm me rezultat 5:2. Për golat e fitorës së Përparimi-Nigishtan, u përkujdesën sulmuesi Semir Fejzuli me dy gola, ndërsa Arshik Miftari dhe Emir Mustafa me nga një gol, ndërkaq golin e 5 dhe të fundit e shënoi Memet Idrizi.

Kryetari i K.F. Përparimit Arben Memeti, shprehet i kënaqur me këtë seri fitoresh nga ekipi i tij dhe thekson se prioritet i tyre është që të mbërrijnë sa më lartë, pasi sipas tij ,  këta si skuadër kanë potencial dhe meritojnë më shumë.

Ndërkaq, i palodhuri i cili nuk kursen asgjë nga vetja,   vetëm e vetëm që skuadra Përparimi-Nigishtan, të ketë sa më shumë suksese, pra trajneri po i kësaj skuadre Musli Azizi, deklaron se me punë, vullnet dhe dëshirë, arrihet gjithqka dhe njiherit shprehet optimistë se me këta djelmosha, siç tha ai , të diciplunuar, entuziastë, vitin e ardhme do të garojnë në ligën e tretë.

Përndryshe, ndeshjën e rradhës Përparimi-Nigishtan, do të luanë si nikoqir, ndërsa kapiteni Gazmend Ameti, ju bënë apel të gjithë sport-dashësve, që në numër sa më madhë të shkojnë në tribuna dhe të mbështesin skuadrën e tyre dhe tju japin sa më shumë kurajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close