Pas Emilia-Romagna, regjione të tjera në Itali pritet të hapin qendrat stërvitore

Skuadra e Napoli fitoi të drejtën për t’u stërvitur nga dita e hënë, pas vendimit të regjionit Emilia-Romagna për të hapur qendrat stërvitore.

Skuadra si SPAL dhe Parma refuzuan të konfirmojnë stërvitjet për të hënën, duke pritur që të ketë pajtueshmëri edhe nga Qeveria.

Hapat e njëjtë sikur Emilia-Romagna tashmë po pritet të marrin edhe regjione të tjera si Lazio, Campania dhe Tuscany, transmeton lajmi.net.

Këto regjione pritet të hapin qendrat për atletët duke filluar nga dita e hënë po ashtu.

Kështu, presioni po rritet për Ministrin e Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, i cili kishte njoftuar se qendrat stërvitore nuk do të hapen. Mbetet të shihet nëse do të ketë reagim nga qeveria italiane. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close