Paralajmërimi i ministrit italian: Të pajtohemi ose mbyllet sezoni i Serie A

Ky është paralajmërimi i fundit i nga ministri i Sportit në qeverinë italiane, Vincenzo Spadafora, për vazhdimin e Serie A.

Protokolli i propozuar kishte të bënte me izolimin e lojtarëve në kampe stërvitore, duke u bërë vazhdimisht atyre teste për koronavirusin.

“Kjo është situata. Nëse të gjitha palët pajtohemi për protokollin, atëherë stërvitjet do të rinisin dhe kjo do të ketë ndikim pozitiv në kthimin potencial të ndeshjeve të kampionatit”, ka thënë Spadafora.

“Përndryshe, nëse nuk arrijmë të pajtohemi për protokollin, qeveria do të shpallë dekret, për shkak të emergjencës së shëndetit publik, që do ta mbyllë sezonin, edhe nëse kjo do të thotë që duhet të krijohen kushtet që futbolli të mos pësojë aq shumë dëme”.

Ndeshja e fundit në Serie A është zhvilluar më 8 mars, kur Juventus mposhti 2:0 Interin në ‘Allianz Stadium’ pa praninë e publikut./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close