Pa COVID-19 – Liverpool sot mund të festonte titullin në shtëpinë e Man City

COVID-19 ka afektuar çdo gjë, jetën normale, ekonominë, njerëzit vazhdojnë që qëndrojnë të mbyllur, ndërsa çdo aktivitet sportiv është ndërprerë.

Që pas 10 mars, nisi ndërprerja e kampionateve të futbollit. Premierliga ndonëse nisi një rezistencë, u detyrua të ndiqte rrugën e vendeve tjera.

Nëse COVID-19 nuk do të ekzistonte, këtë javë tifozët e futbollit do të shijonin disa ndeshje të jashtëzakonshme.

Vëmendja do të ishte në Premierligë, ku Manchester City do të priste Liverpoolin, në një ndeshje që do të përcaktonte titullin.

Liverpool ka nevojë për vetëm dy fitore për të siguruar titullin në Premirligë, dhe mundësitë e mëdha kanë qenë që në ndeshjen kundër Manchester Cityt, ta fitonte atë trofe, që e pret që 30 vjet.

Në Gjermani, Borussia Dortmund do të takohej me Bayern Munich, në një ndeshje po ashtu shumë të rëndësishme, ndërsa në Serie A, Lazio do të priste në shtëpi Milanin./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close