Ozil kundër Superligës Evropiane: Fëmijët ëndërrojnë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve, jo Superligën

Ozil në një mesazh të publikuar në rrjetin e tij social, Twitter, ka dhënë mendimet dhe ndjenjat e tij me krijimin e Superligës Europiane.

Ozil u shpreh se me anë të kësaj lige po vdesin ëndrrat e fëmijëve, të cilët ëndërrojnë Ligën e Kampionëve dhe jo Superligën.

“Fëmijët rriten duke ëndërruar të fitojnë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve dhe jo ndonjë Superligë”, tha ai.

“Kënaqësia e ndeshjeve të mëdha është se ato ndodhin vetëm një ose dy herë në vit, jo çdo javë. Vërtetë e vështirë për tu kuptuar për të gjithë tifozët e futbollit tani”, përfundoi Mesut Ozil.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close