
Oklahoma mbrëmë e mposhti Indianan me rezultat 103:91 në ndeshjen e shtatë të finales së NBA-së dhe e fitoi trofeun e kampionit në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Shai Gilgeous-Alexander ishte lideri i suksesit të ekipit të tij me 29 pikë dhe 12 asistime.
Te Indiana u dallua Bennedict Mathurin me 20 pikë dhe 13 kërcime.
Ylli i Indianas, Tyrese Haliburton, e lëndoi tendinën e Akilit në çerekun e parë dhe nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen.
Oklahoma e fitoi serinë me rezultat 4-3 dhe e fitoi titullin e NBA-së për herë të dytë në historinë e franshizës.
Ekipi e kishte fituar titullin e parë në vitin 1979, duke luajtur nën emrin Seattle SuperSonics.