Skuadra e Gjilanit ka bërë një tjetër goditje gjatë merkatos së verës.

Futbollisti shqiptar, Mevlan Adili ka firmosur me skuadrën nga Anamorava.
Adili ishte pa skuadër dhe kështu transferimi i tij te SC Gjilani ndodhi me parametra zero.
31-vjeçari ka luajtur për Shkëndijen e Tetovës së fundmi, kurse më parë në Rusi te Khabarovsk.
Ai për herë të parë në karrierë do të provjë futbollin kosovar.

