Onana, 24 vjeç, ka luajtur gjatë katër sezoneve të kaluara me gjigantët e Eredivisie, ku mbërriti nga Barca në 2015.

Portieri i Kamerunit ka tërhequr interesimin nga e gjithë Evropa, me Barcelonën, Chelsea dhe Tottenham në mesin e klubeve të lidhura me një lëvizje për të, transmeton lajmi.net.
“Mos ma merrni gabim, unë jam shumë i lumtur me Ajax dhe jam shumë mirënjohës për klubin”, i tha ai AD të martën.
“Kishim pesë vite të shkëlqyera këtu, por tani ka ardhur koha që unë të bëj një hap përpara. Ne e bëmë atë takim vitin e kaluar”.
“Unë ende nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ambiciet dhe marrëveshjet e mia janë të qarta”, tha portieri. /Lajmi.net/

