Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin Aurelien Çuameni dhe ta shesë atë në periudhën e ardhshme, raporton “Relevo”. Përfaqësuesi francez 24-vjeçar humbi pozitën në klub dhe e mbështet vetëm nga Karlo Ançeloti. Mirëpo, edhe besimi i strategut italian te ky lojtar është në prag të rraskapitjes.
Në “Bernabeu” besojnë se Çuameni nuk është më pjesë e pazëvendësueshme e skuadrës.Mesfushori francez ka qenë në formë të dobët së fundmi.
Që nga fillimi i sezonit ai ka luajtur 14 ndeshje në të gjitha garat dhe në disa prej tyre është përdorur edhe si qendërmbrojtës. Vitet e fundit nuk ka munguar interesimi për Çuameni dhe ai shpesh është lidhur me Bajern Munihu, Liverpullin dhe klube të tjera angleze.
Aurelien Çuameni u transferua te Real Madridi në verën e vitit 2022 nga Monako për 80 milionë euro. Kontrata e tij është e vlefshme edhe për katër vite të tjera.