Amorim është trajner i ri i “Djajve të Kuq”, debutimi i tij do të jetë më 24 nëntor

Mançester Junajtedi është bërë me trajner të ri, por zyrtarizimi do të vije pas dy javëve. “Djajtë e Kuq”, pasi shkarkuan Erik Ten Hag do t’i besojnë drejtimin e skuadrës një trajneri portugez.

Fjala është për Ruben Amorim, i cili do të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” vetëm më 24 nëntor. Gjatë pushimit të kombëtareve, Amorim do të zyrtarizohet nga Man. Junajted dhe do t’i ketë rreth dy javë kohë për të përgatitur skuadrën.

Debutimi i tij në krye të “Djajve të Kuq”, pritet të jetë në sfidën e 24 nëntorit në udhëtim te Ipsuiç Taun.

Fabrizio Romano ka njoftuar se Man.Junajted është pajtuar të paguaj klauzolën e largimit të trajnerit nga Sporting Lisbona prej 10 milionë euro, si dhe 1 milionë euro të tjera për stafin.

Amorim do të nënshkruajë kontratë me “Djajtë e Kuq”, deri në verën e vitit 2027.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close