Në Suedi, futbolli do të rikthehet në dy ligat e para më 14 qershor për të vazhduar sezonin, por ndryshe na shumë vende, ata kanë vendosur që ndeshjet të luhen me tifozë, diçka që është e paimagjinueshme në Spanjë apo Itali.

Suedia gjatë betejës kundër koronavirusit ka pasur një qasje më ndryshe. Ata nuk kanë zgjedhur karantinën klasike si në shumë vende, por me masa më të buta kanë vendosur të luftojnë këtë virus.
Synimi është që në Suedi futbolli të luhet me tifozë, pasi vendi po monitoron situatën me koronavirus kanë thënë nga Shoqata e Skuadrave të Suedisë.

