Ndeshja e xhiros së 26-të ndërmjet KF Rabotniçkit dhe KF Shkëndija do të zhvillohet në një lokacion të ri.

Takimi, që fillimisht ishte planifikuar në arenën Todor Proeski, është zhvendosur me kërkesë të klubit vendas dhe do të luhet në terrenin e kompleksit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë në Shkup.
Sipas njoftimit zyrtar të FFM-së, ndeshja do të zhvillohet më 8 prill 2026 (e mërkurë), me fillim nga ora 15:30, ndërsa ndryshimi i stadiumit është reflektuar edhe në sistemin Komet.
Palëve u është kërkuar të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për organizimin e takimit.

