Ndeshja mes Lazios dhe Bayern Munich mund të shtyhet

Së fundmi, në klubin e Bayern Munich janë raportuar për katër raste me COVID-19. Leon Goretzka dhe Javi Martinez ishin lojtarët e parë në vitin 2021 që u infektuan me COVID-19 në klubin e Bayern Munich.

Tani, përpos tyre edhe Thomas Muller dhe Benjamin Pavard kanë rezultar pozitivë.

Për këtë arsye, tani është raportuar se departamenti i shëndetësisë në Munich po heton mbi kontaktet që lojtarët e infektuar kanë pasur.

Autoritetet do të vijnë në një përfundim se cilat masa duhet të merren. Një karantinë grupore nuk përjashtohet dhe kësisoj mund të shtyhen disa ndeshje të klubit Bavarezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close