Legjenda e garave me makina, Moss, është ndarë nga jeta sot, në moshën 90 vjeçare.

I njohur si një nga pilotët më të mirë të të gjitha kohërave, Moss ka fituar 212 nga 529 garat e tij, transmeton lajmi.net.
Stirling garoi nga viti 1948 deri në vitin 1962, duke fituar gara na Nassau Cup deri te ato të Coupe des Alpes.
Moss obligohej të pensionohej pas një aksidenti serioz në Goodwood, në prill të vitit 1962. Sot, ai është ndarë nga jeta, pas një sëmundje të gjatë. /Lajmi.net/

