Në kohën kur sportet, sidomos ato kolektive, po vazhdojnë të kenë të pamundur të gjejnë një plan të duhur për rikthimin në aksion, probleme po dalin edhe jashtë fushave e parketeve.

Së fundmi, është liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, ajo që ka marrë një vendim të vështirë.
Sipas raportimeve të Shams Charania, NBA ka shtyrë për kohë të pacaktuar lotarinë e drafit.
Draft lotaria shërben për lojtarët rinj që të promovohen në NBA. Aty skuadrat zgjedhin lojtarët që vijnë nga kolegjet amerikane, Evropa, por edhe liga të tjera.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i radhës nga NBA, lidhur me këtë problem.

