Milani ka kaluar në finale të Kupës së Italisë.

Kuqezinjtë shënuan fitore në ndeshjen e dytë gjysëmfinale ndaj Interit, me rezultat bindës, 0-3.
Dy gola i shënoi sulmuesi Luka Jovic, në minutat 36′ dhe 49′, derisa fitoren e vulosi Tijiani rajinders, me golin e shënuar në minutën e 85-të.
Milan kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Në finale Milan e pret fituesin e përballjes Bologna – Empoli, me skuadrën vendase e cila e ka përparsinë, pasi ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 3-0.

