Messi përgënjeshtron zërat që e largojnë nga Barcelona: Lajme të rreme

Tash e disa ditë, Lionel Messi lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona.

Argjentinasi raportohej se mund të kalonte tek Inter, në formë shkëmbimi me Lautaro Martinez, ose të kthehet te Newell’s Old Boys.

Por, Messi, përmes ‘Instagram’, ka përgënjeshtruar këto zëra.

Ai ka marrë një fotografi të këtyre lajmeve dhe ka vendosur një mbishkrim: Lajme të rreme, përcjell lajmi.net.

Zërat për largimin e Messi nga Barcelona kishin nisur nga ‘TNT Argentina’.

“Ky është një lajm i pavërtetë dhe e njëjta është për zërat që flasin rreth kalimit te Newell’s. Të dyja janë gënjeshtra”, ka shkruar Messi në ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.

“Për fat të mirë, askush nuk i beson këto…”, shtoi argjentinasi.

Messi thuhej se mund të largohet nga Barcelona në vitin 2021. Kjo nuk qëndron. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close