Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë dhurimin e tij e ka ndarë mes një spitali në Barcelonë dhe një në Argjentinë, në vendin e tij të lindjes, në Rosario.

Lionel Messi nuk ka njoftuar se ka bërë dhurime në asnjë mënyrë, por ajo u zbulua nga Klinika Spitalore e Barcelonës
“Leo Messi na dhuroi fonde për të luftuar Covid-19. Ju faleminderit shumë Leo, për përkushtimin dhe mbështetjen”, ishte mesazhi i spitalit në Barcelonë, përcjell lajmi.net.
Donacione këto ditë ka dhuruar edhe Cristiano Ronaldo./Lajmi.net/

