Paris Saint Germain kalon pa problem pengesën Ajaccio, pasi ia doli të marrë tre pikët falë suksesit 0-3 dhe të regjistrojë fitoren e 10 sezonale, në vetëm 12 ndeshje të luajtura.

Në mungesë të Neymar, ishte dyshja Messi-Mbappe ajo që vulosi fatin e takimit, me argjentinasin që shënoi një gol dhe asistoi dy të tjerë dhe francezin që shënoi dy dhe asistoi një.
Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në minutat e fundit të sfidës e bënë që PSG-ja të ruajë ende pathyeshmërinë këtë sezon, ashtu si pak skuadra të tjera në Europë dhe të nisë arratinë në krye, pasi ka grumbulluar 32 pikë.

