Mount po shijonte një sezon të shkëlqyer në Chelsea para pezullimit për shkak të koronavirusit, dhe nuk ka kaluar pa u vënë re në të gjithë futbollin evropian.

Superylli i Barcelonës Messi, është i fundit që ofron mendimin e tij në Mount pasi u bashkua me Topps për të krijuar një paketë ekskluzive të kartave të futbollit, përcjell lajmi.net.
Siç është raportuar nga Football London, Messi zgjodhi Mountin në kategorinë e tij ‘talent në rritje’, përpara se të lavdëronte mesfushorin e Anglisë.
”Nëse e keni parë duke luajtur, ai ka potencialin të jetë një nga më të mirët”, tha Messi. /Lajmi.net/


