‘Mbreti’ bën ligjin edhe në Perëndim, Lakers në finalen e madhe [Video]

Los Angeles Lakers janë rikthyer në finalen e madhe të NBA pas një dekade, pasi mposhtën Denver Nuggets 117:107 duke përmbyllur serinë 4:1, në finalen e Konferencës së Perëndimit.

Pa pikë dyshimi LeBron James pasi kaloi disa sezone në Konferencën e Lindjes, erdhi në Perëndim dhe dëshmoi se është më i miri.

Bashkë me të, pas gati një dekade, edhe Lakers rikthehen në majat e Perëndimit.

James realizoi triple-double e 27-të këtë sezon, me 38 pikë, 16 kërcime dhe 10 asistime, pas një shpërthimi që pati në çerekun e katërt, duke bërë që Lakers të kualifikohen në finalen e madhe.

”Puna nuk është kryer ende”, tha pas ndeshjes 35-vjeçari, duke motivuar edhe më shumë bashkëlojtarët e tij.

Paraqitjet e Jamal Murray dhe Nikola Jokic ishin jo të mjaftueshme për një përmbysje tjetër të Nuggets, pasi kësaj here kishin përballë një ekip tejet të komponuar.

Lakers tani do të presin përfundimin e serive në finalen e Lindjes mes Miami Heat dhe Boston Celtic, për të synuar fitimin e ‘unazës’. /lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close