Tashmë ekziston një parashikim se nuk do të ketë transferime të mëdha prej 100 milionë euro ose më shumë për disa sezone.

Mediet në Itali sot kanë raportuar se kriza e koronavirusit mund të bëjë që Juventus të konsiderojë shitjen e Cristiano Ronaldos, i cili fiton 31 milionë euro në sezon.
Kjo ka bërë që Marca të parashikojë të ardhmen e Ronaldos, nëse largohet nga Juventus.
Kjo gazetë shkruan se për të ardhmen e portugezit janë dy opsione, PSG dhe Manchester United.
Paratë nuk janë problem për francezët, e veçanërisht nëse shesin Neymar apo Kylian Mbappe, që kërkohen nga Barcelona dhe Real Madrid.
Manchester United është një tjetër mundësi, me portugezin që te kjo skuadër ka fituar Topin e Artë.

