Reprezentuesit e Maqedonisë në futboll kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në Abu Dhabi në prag të ndeshjes kontrolluese me Arabinë Saudite. Seleksionuesi Bllagoja Milevski për këtë ndeshje ka në dispozicion ekipin e përbërë nga futbollistë të kampionatit vendor, të plotësuar nga Darko Vellkovski dhe Kristian Toshevski.

Përfaqësuesja e vendit mëngjesin e sotëm ka arritur në Abu Dhabi, ndërsa ndeshja Arabi Saudite – Maqedoni do të luhet me 22 tetor, duke nisur nga ora 16:30.
.

