Maddison flet për të ardhmen e tij, ‘zbehen’ shpresat e Man Utd

Ylli i Leicester City, James Maddison, është një nga lojtarët që ka pasur  paraqitjet më të mira gjatë këtij sezoni.

Numri 10 i Leicester ka tërhequr vëmendje të madhe. Manchester United është në mesin e skuadrave që dëshirojnë shërbimet e tij, por Maddison duket se ka plane të tjera.

“Unë ndihem mirë në shtëpi te Leicester. Ndihem pjesë e rëndësishme dhe më pëlqen këtu”, ka thënë Maddison, transmeton lajmi.net.

“I dua shokët e skuadrës, i dua tifozët, kemi trajner të mirë, kështu që jam shumë, shumë i lumtur”, ka shtuar ylli anglez.

Këto fjalë kanë nxitur mediet britanike që të shkruajnë se lojtari do të qëndrojë së paku edhe një sezon me Leicester, duke zbehur kështu shpresat e United. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close