Luciano Spalletti trajner i Milanit?

Kuqezinjtë janë përmirësuar ndjeshëm nën drejtimin e Stefano Piolit,  i cili zëvendësoi Marco Giampaolon, por klubi tashmë ka vendosur të shikojë nga e ardhmja.

Burime të shumta në Gjermani dhe Itali thonë se Ralf Rangnick ishte zgjedhja e parë e Milanit, sa drejtor sportiv ishte Zvonimir Boban, por me largimin e këtij të fundit, një marrëveshje e tillë tani duket larg.

Sipas Corriere dello Sport, emri i radhës i kërkuar nga Milan, është Luciano Spalletti, përcjell lajmi.net.

Për Spallettin, marrja e drejtimit të Milanit, do të ishte një rikthim në ‘San Siro’, pasi në të kaluarën ka drejtuar edhe Interin./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close