Siç u zbulua nga Sportmail javën e kaluar, lojtarët e Chelsea, të udhëhequr nga kapiteni Cesar Azpilicueta, kanë negociuar për heqjen dorë nga 10 për qind e pagës, për katër muajt e ardhshëm.

Chelsea është skuadra e dytë në Premierligë që bie dakord me lojtarët për ulje të pagave, duke iu bashkuar kështu Arsenalit.
Megjithatë, ulja e pagave të Arsenal është stimuluar, duke u dhënë mundësi lojtarëve që të fitojnë të gjithë paratë e tyre nëse arrijnë suksese të caktuara.
Kujtojmë se dorë nga pagat kanë hequr lojtarë nga shumë skuadra të Evropës./Lajmi.net/

