Lojtarët e Atletico pajtohen për uljen e pagave

Ekipet e para të meshkujve dhe femrave të Atletico, plus Atletico Madrid B dhe trajnerët, kanë nënshkruar një marrëveshje të brendshme me klubin.

Një deklaratë nga faqja zyrtare e Atletico konfirmoi marrëveshjen e përcaktuar në dy skenarë të ndryshëm në varësi të vendimeve të marra në përfundimin ose anulimin e sezonit 2019/20, transmeton lajmi.net.

Atletico po ndjek shembullin e Barcelonës, e cila njoftoi në fillim të javës që lojtarët e tyre gjithashtu do të marrin një ulje pagash prej 70% në mënyrë që të lehtësojnë barrën financiare për klubin. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close