Atleti arritën që të eliminojnë kampionët e Evropës në fazën e 1/16-ës së finales dhe Llorente ka zbuluar se çfarë ndihmoi skuadrën e tij.

Spanjolli beson se Liverpool pati frikë nga ‘Rojiblancos’, përkundër se ata patën një numër të madh shansesh.
“Ata filluan të na vinin në një pozitë që t’i sulmojmë dhe me golin e dytë ne e dinim se nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të shkojmë përpara”, ka thënë Llorente për ‘Marca’, transmeton lajmi.net.
“Ata kishin miliona shanse dhe mendoj se ata besuan se kishin bërë mjaftueshëm me golat, por reagimi ynë i frikësoi ata”, ka shtuar spanjolli.
Liga e Kampionëve aktulisht është e suspenduar, njësoj sikur kampionatet nacionale të futbollit evropian. /Lajmi.net/

