Liverpulli do të përgjysmojë çmimin e Xherdan Shaqirit

Ylli i Liverpool, Shaqiri, nuk ka arritur të bind trajnerin Jurgen Klopp për një vend në formacionin e ‘Reds’.

Mesfushori me prejardhje nga Zhegra do të shitet gjatë verës, dhe Liverpool janë gati të përgjysmojnë çmimin e tij.

Mediet britanike shkruajnë se 28 milionë funtet e kërkuara nga ‘Reds’ tashmë do të përgjysmohen, si pasojë e krizës nëpër të cilën po kalojnë klubet evropiane.

La Liga, Serie A apo Superliga e Rusisë shihen si destinacionet e mundshme për Shaqirin.

Sevilla, Roma dhe CSKA Moscow janë skuadrat që thuhet të kenë ndjekur me vëmendje situatën e lojtarit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close