Ylli anglez, i cili aktualisht aktivizohet me Borussia Dortmund, Jadon Sancho, duket se do të jetë i pakapshëm për Liverpool.

Raportimet nga mediet britanike bëjnë të ditur se ‘Reds’ nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin e kërkuar nga BVB, transmeton lajmi.net.
Gjiganti Bundesliga kërkon së paku 100 milionë funte për shërbimet e anglezit, i cili kërkohet edhe nga Man United.
Liverpool nuk janë gati të futen në një garë ofertash me rivalin e tyre, dhe janë gati të kthejnë interesimin tek shënjestrat tjera. /Lajmi.net/

