Sulmuesi shqiptarë te skuadra e Sonderjiskes, Lirim Qamili, po kalon formë tejet të mirë në kampionatin elitar të Danimarkës.

Ndonëse skuadra e tij humbi të dielën me rezultatin 4-2 ndaj Viborgut, në ndeshjen e xhiros së 13-të, Lirim Qamili la gjurmë me një gol e një asist në këtë përballje të zhvilluar në transfertë.
Kujtojmë se reprezentuesi i Maqedonisë në 10 ndeshje ka shënuar 6 gola, si dhe ka dhënë 2 asiste. Ndërkohë skuadra e Sonderjiskes ka grumbulluar 11 pikë në 13 ndeshje dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.

