Çellsi ka shkruar histori në Premier Ligë, pas triumfit ndaj Njukasëllit në ‘Stemford Brixh’. Të besuarit e Edie Hau udhëtuan në Londër aty ku u përballën me ekipin e Enzo Mareskas. ‘Blutë e Londrës’ po synon rikthimin tek fitoret pas humbjes së ngushtë me rezultat 2-1 ndaj Liverpullit në ‘Anfield’, fundjavën e kaluar. Sidoqoftë, ende pa filluar kjo ndeshje, Çellsi tashmë vetëm se kishte bërë histori në Premier Ligën e Anglisë.

Siç ka raportuar “The Sun”, Çellsi është ekipi i vetëm në histori që ka luajtur në tetë ndeshjet e para pa asnjë lojtar të vetëm mbi moshën 27-vjeçare. Për më shumë, sipas “Opta-s”, formacioni titullar i Çellsit ndaj Njukasëllit, ishte i dyti më i ri në moshë në histori të Premier Ligës.
“Për ndeshjen ndaj Njuaskëllit, skuadra e Çellsit pati formacionin e dytë titullar më të ri në një ndeshje të Premiër Ligës , me një mesatare prej 23 vitesh e 89 ditësh. Formacioni i tyre më i ri në moshë ishte vënë në fushë në dhjetor të vitit 2023 kundër Kristal Pallasit (23 vjet e 21 ditë)”, ka shkruar “Opta”.

