Liverpool ka lëshuar dy pikë, duke barazuar në fund me Leeds Unitedin, aty ku luan edhe reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski. “Reds” nuk ia dolën të mbajnë avantazhin, duke përfunduar ndeshjen me rezultat 1 – 1.

Ishte Sadio Mane që realizoi golin e parë në ndeshje pas super asistimit të Alexander-Arnold (31′), gol me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Leeds ishte shumë më kërkues dhe e gjeti golin në fundin e ndeshjes përmes Llorente që realizoi me kokë në portën e Alisson.
Ezgjan Alioski luajti nga minuta e parë deri në të 80-tën, kur u zëvendësua nga Mateusz Klich.
Kësisoj, pas këtij barazimi, Liverpool renditët në pozitën e gjashtë me 53 pikë, derisa Leeds qëndron në vendin e 10-të me 46 sosh.

