Presidenti i Braga, Antonio Slavador, nuk ka kursyer komentet pozitive për Trincao, lojtarin që këtë sezon luajti me Braga, por arriti marrëveshje me Barcelonën gjatë janarit.

“Ne e dimë se ne do të humbin një nga lojtarët tanë më të mirë, më të mirin në opinionin tim, lojtar i cili do të shënojë dekadën tash e tutje”, ka thënë Salvador, transmeton lajmi.net.
Trincao ka shkëlqyer me Braga këtë sezon edhe në Liga NOS edhe në Ligën e Evropës, duke shënuar tri gola në tri ndeshjet e fundit në ligë, para suspendimit të futbollit.
Sulmuesi që preferon të luajë në krah gjithashtu ka debutuar edhe me Portugalinë U21.
Trincao arriti marrëveshje me Barcelonën për 31 milionë euro dhe do t’i bashkohet skuadrës katalane në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/

