Mbrëmë Interi zhvilloi transfertën ndaj Ludogoretsin në Bullgari në kuadër të ndeshjes së parë të fazës me eliminim direkt në Liga Europa, ndërkohë jashtë fushës kishte edhe një moment interesant.

Zëvendës-presidenti i Interit, Havier Zaneti u shfaq në një fotografi me fanellën e Struga Trim Lum në të cilën ishte i shkruar emri i tij. Të njejtën ia kishte bërë dhuratë njëri prej nga drejtuesit te klubit strugan që kishte udhëtuar drejt Bullgarisë për të ndjekur ndeshjen nga afër dhe shfrytëzoi momentin për një takim me legjendën Zaneti.

